Pas Ceutës së Spanjës, një tjetër krizë emigrantësh ka goditur Evropën. Këtë herë, rreth 230 emigrantë kanë mbërritur me një gomone gjigante në brigjet e Britanisë.
Gomonia me një gjatësi 12.4 metra, kaloi përmes kanalit “Le Mansh” duke u ankoruar në brigjet e Britanisë, duke shënuar një rekord të ri për vendin. Rekordi i mëparshëm ishte 165 persona në bordin e një anijeje më 23 korrik. Një gomone e tretë me 173 persona në bord, shkaktoi një emergjencë të madhe kur u përfshi nga flakët në fillim të udhëtimit të saj javën e kaluar dhe pasagjerët e saj u kthyen në Francë. Mendohet se trafikantët e njerëzve kërkojnë rreth 2,000 paund për person për kalim të paligjshëm në Britani, që do të thotë se gomonia mund t’u kishte sjellë kriminelëve një fitim marramendës prej 450,000 paundësh.
Kujtojmë se në muajin korrik, në qytetin Ceuta, shumë pranë kufirit Spanjë- Marok, rreth 72000 marokenë kaluan kufirin ilegalisht, duke mbërritur me not nga deti. Ky ishte një ndër episodet më rënda të krizës së emigrantëve, me të cilën Evropa po përballet tashmë prej disa vitesh.
