Ministri i jashtëm grek, Thanos Plevris ka bërë një deklaratë të fortë drejtuar emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Greqi.
Në një intervistë për median britanike, “Daily Mail”. Plevris iu drejtua emigrantëve duke thënë se nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Greqi, pasi do burgosen dhe më pas do kthehen nga kanë ardhur. Ai shtoi se grekët nuk mund të bëhen për budallenj nga njerëz që nuk janë refugjatë, pasi këta të fundit janë të vetmit që duhet të ndihmohen.
“Grekët, ashtu si pjesa tjetër e Evropës, duan të ndihmojnë refugjatët e vërtetë, por nuk mund të na marrin për budallenj. Është vetëm një përallë historia se ata që vijnë në Greqi dhe Evropë janë të gjithë gra dhe fëmijë. Ata janë kryesisht burra të moshës midis 18 dhe 30 vjeç që janë emigrantë ekonomikë. Por ne nuk jemi më hotel.
Shumë prej tyre janë nga vende të sigurta, si Egjipti , Pakistani dhe Bangladeshi. Tani po u themi atyre se nëse lundroni ilegalisht me anije në Greqi, mos prisni azil, por përgatituni për pesë vjet burg ose një biletë kthimi në shtëpi.”– tha ai.
Këtë vit, të paktën 10,000 emigrantë kanë arritur në ishullin më të madh Grek, Kretën, nga Libia. Vetëm në javën e parë të këtij muaji, menjëherë pasi Plevris u emërua ministër i imigracionit, rreth 4,000 persona mbërritën ilegalisht në ishull, i cili po përpiqet të përballojë situatën.