
Një njeri me ngjyrë i paarmatosur në SHBA është qëlluar 7 herë me armë nga një officer policie në sy të fëmijëve të tij në Wisconsin.
29-vjeçari, Jacob Blake, u dërgua menjëherë në spital pas të shtënave, gjë që irritoi fqinjët e tij dhe turmat e njerëzve.
Këta të fundit u bashkuan në një protestë në zonën e Kenosha të dielën në mbrëmje. Të hënën në mëngjes, familjarët e Blake raportuan se gjendja e 29-vjeçarit ishte tashmë e qëndrueshme dhe e kishte kaluar rrezikun.
Për ngjarjen reagoi dhe guvernatori i Ëisconsin, i cili denoncoi ashpërsinë e treguar nga forcat polcore.
Sapo video u bë virale, rrugët e Ëisconsin u mbushën me protestues.