Protesta e studentëve në Beograd, e cila zgjati për disa orë, u shoqërua me tensione, përplasje të dhunshme dhe kaos.

Sipas mediave serbe, gjatë tubimit u hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë.

Protestuesit rrëzuan gardhin e vendosur pranë Presidencës dhe hodhën një numër të madh mjetesh piroteknike drejt forcave të rendit.

Pamjet nga protesta tregojnë momente tensioni dhe përplasje në qendër të Beogradit, ndërsa deri tani nuk ka ende një bilanc zyrtar për persona të lënduar apo të arrestuar.