Policia e Sussex ka publikuar një video ku shihet një burrë teksa vjedh një taksi në aeroportin e Gatwick, pasi një tjetër taksi refuzoi ta merrte.

Mohammed Ahmed ëshë ndjekur nga policia për shpejtësi të lartë, pasi mori makinën, e cila gjendej jshtë terminalit.

24-vjecari ka arritur të ngasë makinën me një shpejtësi 209km në orë.

Ahmed është arrestuar pasi ka ngarë makinën me shpejtësi të lartë por pas investigimeve të mëtejshme, ai u akuzua për marrjen e makinën dhe drejtim të automjetit në mënyrë të rrezikshme.

Si pasojë e këtij veprimi i cili u konsiderua me rrezikshmëri të lartë, autoritetet kanë vendosur për Ahmed masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa i kanë pezulluar edhe lejen e drejtimit të mjetit për 18 muaj.

Ai është urdhëruar gjithashtu të punojë 150 orë pa të drejtë pagese si edhe t’i paguajë kompensimin shoferit të taksisë.