Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Altrincham në Manchester, ku trupi i një gruaje të re është nxjerrë nga një kanal, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur nga familja. Alarmet u ngritën kur gruaja nuk u paraqit për të marrë dy vajzat e saj të vogla nga dadoja, një veprim i pazakontë për të.
Viktima është identifikuar si Jana Bahvalova, 29 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Trupi i saj u gjet në kanalin Bridgewater, në mëngjesin e 10 dhjetorit, pranë zonës Broadheath. Shërbimet emergjente dhe policia u thirrën rreth orës 8:30, ndërsa një pjesë e shtegut përgjatë kanalit u mbyll përkohësisht për shkak të hetimeve.
Familjarët kishin humbur kontaktet me të dy ditë më parë, më 8 dhjetor, kur ajo nuk shkoi të merrte vajzat e saj Adelina dhe Kate nga dadoja. Sipas të afërmve, ky ishte sinjali i parë se diçka serioze kishte ndodhur. Ajo kishte shtetësi letoneze dhe punonte si pastruese hoteli. Pas ndarjes nga bashkëshorti, kishte vendosur të shpërngulej në zonën Birchwood të Warringtonit, ku po përpiqej të ndërtonte një jetë të re për veten dhe vajzat.
Familjarët thonë se ajo i rritej fëmijët e saj e vetme dhe se ishte një grua punëtore, modeste dhe e heshtur.



