Në një periudhë të tensionuar për Evropën dhe botën, presidenti rus Vladimir Putin ka ripërsëritur kërcënimin e tij, duke theksuar se Rusia nuk do të heqë dorë nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Ai theksoi se armiqtë e tij kanë gabuar duke e nënvlerësuar Rusinë. Ky koment vjen pas shpalljes së një plani riarmatimi prej 800 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, për të përballuar kërcënimet që mund të vijnë nga Moska.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se “Evropa është në rrezik” dhe e theksoi rëndësinë e planit “Rearm Europe” për sigurinë dhe paqen në rajon. Nga ana tjetër, Rusia ka refuzuar një propozim për armëpushim njëmujor, duke e konsideruar atë të papranueshëm.
Në një intervistë, Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për Rusinë dhe Ukrainën, ka paralajmëruar se etiketimi i Ukrainës si “humbëse” mund të tërhiqte Shtetet e Bashkuara në një luftë të pafund dhe rrezik të madh për sigurinë amerikane. Ai theksoi se politika e Trump ishte për të ndaluar luftimet dhe shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
