Një ish-mësuese shkolle në Virxhinia, e cila u qëllua me armë zjarri dhe mbeti e plagosur nga një nxënës 6-vjeçar dy vjet më parë, është shpërblyer me 10 milionë dollarë (7.6 milionë paund) nga Gjykata.
Abigail Zwerner u plagos rëndë dhe iu desh të bënte disa ndërhyrje kirurgjikale pas incidentit. Ajo dëshmoi gjatë gjyqit të saj teksa tha se “mendova se kisha vdekur”.
Zwerner ngriti një padi ku kërkonte 40 milionë dollarë nga ish-zv.drejtoreshës së shkollës Ebony Parker, duke thënë se ajo nuk veproi kur u paralajmërua se djali i vogël mund të kishte sjellë një armë në shkollë atë ditë.
Në janar të vitit 2023, fëmija qëlloi me një plumb të vetëm Zwerner, ndërsa ajo po jepte mësim në klasën e parë në shkollën fillore Richneck në Virxhinia. Plumbi i kaloi nëpër dorë dhe në gjoks.
Nëna e nxënesit u dënua me gati katër vjet burg për neglizhencë ndaj fëmijëve dhe akuza federale për armëmbajtje pa leje. Nxënësi nuk u akuzua për shkelje dhe thuhet se është nën kujdesin e një të afërmi dhe i regjistruar në një shkollë tjetër.
