Një skandal ka përfshirë Komisionin Evropian dhe presidenten Ursula von der Leyen.

Neë York Times raporton se ka zbuluar ndërhyrje të Von der Leyen për blerjen e vaksinave të koronavisursit nga Bashkimi Evropian, me kompaninë Pfizer.

Sipas prestigjiozes amerikane, në mes të një pandemie, kur e gjithë bota ishte në kërkim të vaksinave kundër Covid-19, presidentja e KE-së thuhet se ka negociuar marrëveshjen miliardë dollarëshe me presidentin dhe CEO të Pfizer, Albert Bourla, me SMS. Këto SMS tashmë janë fshirë, por po punohet për rikuperimi ne tyre.

Vëzhguesit si Ombudsmani Evropian dhe Gjykata Evropiane e Audituesve kanë denoncuar më parë sekretin e Komisionit, teksa Parlamenti Evropian po kërkon gjithashtu transparencë.

Padia është depozituar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë më 25 janar, sipas Politico, e cila citon dokumentet e gjykatës.