Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të shtune në qytetin Ajaccio-s, në ishullin e Korsikës, ku një 26-vjeçar u vra nga policia gjatë një incidenti në qendër të qytetit.

Sipas autoriteteve, i riu kishte nxjerrë një thikë në mes të rrugës dhe po kërcënonte kalimtarët dhe tregtarët në një zonë të frekuentuar, shkruajnë mediat.

Policia ndërhyri për ta neutralizuar, fillimisht duke tentuar ta ndalojë me mjete jo-vdekjeprurëse, por pasi ai refuzoi të dorëzohej dhe vazhdoi të përbënte rrezik, u përdor arma e zjarrit.

26-vjeçari mbeti i vrarë në vend, ndërsa raportohet se një efektiv policie u plagos lehtë gjatë përplasjes.