_89409108_031934774-1Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave tokësore amerikanë në Siri, duke theksuar se përpjekjet ushtarake nuk mund të zgjidhin problemet e vendit.


“Do të ishte një gabim për SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar të dërgonin trupa për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad”, ka thënë ai për BBC.


Ai gjithashtu ka shtuar Shteti Islamik ISIS nuk mundet në këto nëntë muaj të fundit të qeverisjes së tij, por theksoi se “mund të tkurrin mjedisin ku ata veprojnë”.


Obama, i cili zhvilloi një vizitë treditore në Britani tha se Siria ndodhet në një situatë mjaft të vështirë dhe komplekse.


“Nuk mendoj se ekziston ndonjë zgjidhje e lehtë për ta. Por, në mënyrë që ne të mund të zgjidhim problemet afatgjata në Siri, ndërhyrja ushtarake si e vetme, e për më tepër që ne të dërgojmë trupa në terren, nuk përbëjnë një zgjidhje ideale”, deklaroi ai. Pas vizitës në Britani, presidenti amerikan ka mbërritur për një vizitë në Gjermani.


24 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)