
Presidenti Barack Obama, në një ceremoni emocionuese, i ka dhënë “Medaljen Presidenciale të Lirisë” zëvendësit të tij, Joe Biden. Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ka emocionuar shumë Biden, i cili është përlotur.
“Për besimin tuaj ndaj bashkatdhetarëve të tu amerikanë, për dashurinë tuaj ndaj vendit dhe për shërbesën tuaj të nevojshme përgjatë brezave, dua t’i kërkoj ndihmësit tim ushtarak të më bashkohet me mua në poltron. Në momentet e fundit të mia si president, kam kënaqësinë që t’i akordoj nderimin më të lartë civil, Medaljen presidenciale të Lirisë Joe Bidenit”, tha Obama.
Përpara se të bënte këtë akt, Obama bëri një sërë lavdesh tejet të gjata për ndihmësin e tij, për bashkëshorten Jill Biden, fëmijët dhe nipërit e tij.
13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)