Akuzat e kurdëve kundër Turqisë tani përfshijnë dhe përdorimin e armëve kimike, të ndaluara në mbarë botën. Autoritetet në territoret e kontrolluara prej tyre e të mësyra nga ushtria turke, thotë se forcat e kësaj të fundit kanë përdorur napalm dhe fosfor të bardhë, pasi ndeshën në rezistencën e paraushtarakëve kurdë, sidomos në qytetin e Ras al Ayn.
"Agresori turk po përdor të gjitha armët e mundshme kundër Ras al Ayn", thuhet në deklaratë. Në Twitter, Mustafa Bali, një zëdhënës i aleancës Kurdo-Arabe të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), shkruan për " se me shumë gjasë, armë jokonvencionale po përdoren kundër luftëtarëve të SFD" në Ras al-Ayn dhe bën thirrje për ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare të cilat i fton "të hetojë llojin e plagëve të marra" nga luftëtarët e përdorur me të tilla sulme.
Akuzat mbështeten nga deklaratat e një mjeku kurd, Manal Mohammed, kreu i Bordit Shëndetësor të Perëndimit. Agjendia e lajmeve Rudaë thotë se njerëzit e pranuar në spitalet në Ras al-Ayn paraqesin "lëndime që ngjallin frikën se janë përdorur armë jo konvencionale".
Autoritetet kurde në veri-lindje të Sirisë sakaq bënë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të evakuuar civilë nga qyteti nën rrethimin i Ras al Ayn, spitali i të cilit është bombarduar, duke lënë pacientët dhe stafin të bllokuar brenda.
[gallery ids="882228,882229,882230,882231,882232,882233,882234,882235"]