Një 19 vjeçare ka rënë pre e një sulmi seksual nga dy të rinj në oborrin e kishës St Michaels, në Helston, Cornwall të Anglisë.

Për fat të vajzës, pranë vendngjarjes janë gjendur një çift të cilët kanë mundur të shpëtojnë 19-vjeçaren nga agresorët.

Sapo u afrua çifti, dy të rinjtë e braktisën “prenë” e tyre dhe u larguan me vrap për në drejtim të paditur.

Policia lokale tha se është vënë në kërkim të dy agresorëve dhe kërkon ndihmën e dëshmitarëve për identifikon e tyre.