Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon heqjen e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të SHBA-së ndaj Kubës.

Rezoluta kaloi me 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime, ndërsa Shqipëria, përmes ambasadores Suela Janinaj, ishte mes vendeve që abstenuan.

Votimi pasqyron mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare për heqjen e kufizimeve. Rezoluta shpreh qëndrimin e Asamblesë, por nuk është detyruese si vendimet e Këshillit të Sigurimit.