Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut konfirmuar vdekjen e 406 civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Nga ana tjetër bëhet me dije se 801 civilë të tjerë të plagosur janë konfirmuar që nga mesnata e së dielës.
Zyra e të drejtave të njeriut përdor metodologji strikte dhe raporton vetëm viktima që ka konfirmuar.
Mendohet se shifrat reale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht në ditët e fundit.
Luftimet kanë vonuar marrjen e informacionit dhe shumë raporte duhet ende të vërtetohen./ Gazeta Shqip