Iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale, në vitet 2012 dhe 2013, në Spitalin e Fëmijëve Meyer në Firence të Italisë për një tumor të dyshuar të rrallë në kokë, me simptoma të rënda, duke përfshirë kriza të vazhdueshme epileptike. Pavarësisht trajtimit, i mituri mbeti plotësisht i paaftë.
Padia e ngritur nga prindërit e tij kundër spitalit zbuloi se fëmija nuk kishte tumor, por më tepër një inflamacion të trurit të quajtur encefalit herpes. Sipas gjyqtarëve, operacioni nuk duhej të ishte kryer dhe paaftësia mbeti për shkak të “trajtimit të gabuar mjekësor”. Spitali u urdhërua të paguante afërsisht 3.7 milion euro kompensim për familjen.
Pasi shqyrtoi të dhënat e gjera mjekësore dhe klinike të djalit, autoritetet intervistuan dëshmitarë të shumtë e urdhëruan dy vlerësime mjekësore-ligjore. Gjykata e Firences arriti në përfundimin se aftësia e kufizuar e djalit ishte për shkak të “neglizhencës mjekësore”.
Vendimi thotë:
Ekziston një lidhje e qartë midis kujdesit të pamjaftueshëm mjekësor dhe sëmundjes shumë serioze të trurit nga e cila vuan fëmija aktualisht, që përbëhet nga tetrapareza spastike e një gjendjeje vegjetative.
Siç raportohet nga mediata italiane, ekspertët e gjykatës arritën në përfundimin se:
Një tjetër trajtim për epilepsinë e fëmijës dhe një kujdes mjekësor i ndryshëm nga ai i ofruar gjatë shtrimeve të djalit në spital, në vitet 2012 e 2013 nuk do të kishin çuar në rezultatin e shënuar në realitet. Por duhet të konsiderohet plotësisht e besueshme që disa dëmtime biologjike të jenë shkaktuar nga encefaliti herpes.
Shkurt, gjyqtarët arritën në përfundimin se kirurgjia e lobektomisë temporale, heqja e pjesshme ose e plotë e lobit temporal të trurit, nuk duhej të ishte kryer dhe se duhej të ishin përdorur terapi farmakologjike.
Gjykata e Firences e pranoi gabimin e mjekëve, edhe pse kishin të gjithë informacionin në dispozicion për të kuptuar vuajtjet e vërteta të fëmijës. 12 vjet më vonë, spitali është urdhëruar t’i paguajë djalit, tani 16 vjeç dhe familjes së tij, afërsisht 3.7 milion euro kompensim, përfshirë dëmet e shpenzimet ligjore.