Operacioni amerikan në Venezuelë duket se është kryer me një “shpejtësi mbresëlënëse” dhe ka shumë gjasa të ketë përfshirë forca të operacioneve speciale, sipas një eksperti që foli për CNN-in.

N.R. Jenzen-Jones, drejtor i kompanisë kërkimore Armament Research Services, i tha CNN-it të shtunën se operacioni në Venezuela “në shikim të parë duket se është realizuar me shpejtësi dhe saktësi mbresëlënëse”.

Përzierja e avionëve të dukshëm, prania e njohur e disa anijeve amerikane dhe natyra si dhe vëllimi i sulmeve të raportuara në pamjet që qarkullojnë online, sugjeruan menjëherë se ishte në zhvillim një operacion bastisjeje me përdorimin e forcave të operacioneve speciale (SOF)”, tha ai.

Së bashku me të paktën një duzinë helikopterësh, operacioni është mbështetur nga një paketë e fuqishme ajrore, që përfshinte si mjete ajrore me krahë fiksë ashtu edhe me rotorë, përfshirë avionë të specializuar”, shtoi Jenzen-Jones.

Operacioni ka kërkuar një planifikim të gjerë, por deri tani “numri dhe natyra” e goditjeve të raportuara sugjerojnë një “grup objektivash të kufizuar”.

Nga ana e saj, Venezuela ka “sisteme të forta të mbrojtjes ajrore dhe forca ushtarake, paramilitare dhe të rendit të shpërndara në nivel lokal” në Karakas, tha Jenzen-Jones, çka do të thotë se një bastisje e tillë duhet të kishte qenë “e vështirë për t’u kryer me shpejtësinë dhe saktësinë e treguar këtu”.

Në praktikë, korrupsioni, trajnimi i dobët, mungesa e mirëmbajtjes dhe faktorë të tjerë e zvogëlojnë ndjeshëm këtë kërcënim”, përfundoi ai.

Top Channel