Kur Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që u takua me një President të Shteteve të Bashkuara, shumë shpresuan se kjo do të sinjalizonte një ndarje nga e kaluara e errët e kombit.


Mirëpo, vetëm tre vjet para se të takohej me Donald Trump në 2018, ai do të ringjallte një nga traditat më të errëta të regjimit të tij, “haremin”.


Vajza të virgjëra dhe të bukura zgjidhen dhe dërgohen për liderin e Koresë së Veriut. Një traditë kjo e nisur nga gjyshi i tij dhe që zbatohet sot edhe nga nipi despot.


“The Sun” shkruan se nxënëse të virgjëra merren nga shkollat dhe përdoren për të argëtuar sundimtarët e Koresë së Veriut. Tabloidi britanik ka publikuar edhe pamjet e Kim Jong-un me vajzat e reja, ku theksohet se haremi përbëhet nga 2000 mijë persona. Madja brenda tij ka edhe vajza 13-vjeçare.


Ato kërcejnë dhe këndojnë për elitën e kombit, por gjithashtu marrin pjesë edhe në lojëra seksuale dhe orgji të çuditshme.