Një ditë më parë, rrjeti social “Twitter” ka vendosur që të bllokojë llogaritë e disa prej gazetarëve të profilit të lartë në organizatat kryesore të lajmeve.
Në lidhje me këtë nuk ka dhënë shpjegime, duke shënuar një përpjekje nga pronari i saj i ri, Elon Musk, për të ushtruar autoritetin e tij të njëanshëm mbi platformën.
Ndërkohë bëhet e ditur se llogaritë në fjalë i përkisnin Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të “The New York Times”, Drew Harwell të “The Washington Post” dhe gazetarëve të tjerë që kanë mbuluar Musk në mënyrë kritike javën e fundit.
As Musk dhe as kompania e tij “Twitter” nuk iu përgjigjën kërkesën për koment të enjten në mbrëmje dhe platforma nuk shpjegoi pse gazetarët u dëbuan nga platforma.
Elon Musk ka pretenduar se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re, duke ndarë vendndodhjen e tij fikse, në atë që ai e cilësoi “koordinata të atentatit”.