Burri që dyshohet se ishte pacienti i parë i konfirmuar me COVID-19 i Koresë së Veriut, nuk ishte i infektuar thotë Koreja e Jugut.
Sipas BBC, bëhet fjalë për një burrë, i cili me sa duket u arratis nga Veriu në Jug tre vjet më parë, përpara se të vendosi të kthehej javën e kaluar përsëri.
Koreja e Jugut tha se ai arriti në Veri duke u zvarritur përmes një kanali kullimi në një ishull jugor, dhe pastaj duke notuar rreth një milje.
Dhe në fundjavë, Koreja e Veriut raportoi rastin e parë të dyshuar me COVID-19 për të cilin thoshte se pacienti ishte një koreano-verior që kishte “ri-dezertuar” nga Jugu.
“Personi nuk është as i regjistruar si një pacient me COVID-19, dhe as nuk klasifikohet si një person që ra në kontakt me pacientët me virus”, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë shëndetësor, sipas Yonhap.
Testet e virusit u kryen te dy persona që kishin kontakt të ngushtë me të dhe të dyja rezultuan negativ.
Koreja e Jugut ishte një nga vendet e para jashtë Kinës që pati një shpërthim të rasteve me COVID-19, por tani e ka virusin kryesisht nën kontroll.