Prokurorët e Milanos kanë kërkuar 6 vjet burg për ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni nën dyshimin se u kishte dhënë ryshfet dëshmitarëve për të ‘shpëtuar’ nga akuzat për prostitucion me një të mitur në vitin 2013.

Berluskoni akuzohet se ka paguar 24 persona, kryesisht të rinj të ftuar në festat e tij të mbrëmjes, për të gënjyer në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua se kishte paguar për marrëdhënie seksuale me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate.

Skandali mbi të ashtuquajturat festat “Bunga Bunga” kontribuoi në largimin e Berluskonit nga posti i kryeministrit në vitin 2011, duke shënuar fundin e qeverisë së tij të katërt.

Ai  u shpall i pafajshëm në atë rast dhe ai u deklarua i pafajshëm në gjyqin pasues të ryshfetit.

Avokati Federico Cecconi  tha se ai nuk ishte i befasuar nga kërkesa e prokurorëve për burg dhe ai ishte i bindur se klienti i tij do të shpallej i pafajshëm.

“Ne besojmë se nuk është bërë asnjë krim”, u tha ai gazetarëve.

Prokurorët kërkuan gjithashtu dënime nga një deri në gjashtë vjet për 27 të pandehur të tjerë në këtë rast.