Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca duhet të jetë e gatshme të rrëzojë avionët apo dronët rusë nëse ata hyjnë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore të vendeve anëtare.

“Nëse është e nevojshme. Pajtohem plotësisht me Presidentin Trump,” tha Rutte në një intervistë për Fox News, duke përforcuar qëndrimin e ashpër të SHBA-së ndaj provokimeve ruse.

Deklarata vjen në një moment tensionesh në rritje në krahun lindor të NATO-s. Të enjten, dy avionë hungarezë të NATO-s u ngritën nga baza ajrore në Lituani pasi pesë avionë luftarakë rusë, përfshirë MiG-31 dhe Su-30, u afruan pranë hapësirës ajrore të Danimarkës.

NATO thekson se do të vazhdojë të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj dhe të përgjigjet ndaj çdo shkeljeje ajrore.