Eric Trump, djali i ish-presidentit Donald Trump, ka shpërndarë një fotografi të babait të tij në rrjetet sociale, pak para fjalimit të fitores që pritet të mbajë pas pak.

Në foto, Donald Trump shihet duke mbajtur një fletë në dorë, ku është shkruar fjalimi që do të mbajë para mbështetësve të tij në Florida. Ky moment vjen pas projeksioneve të fitoreve për Trump, që mund të shënojnë rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Fotoja tregon Trumpin në një moment reflektimi, ndërsa po përgatitet për të drejtuar fjalimin e tij pas zgjedhjeve.