Së fundmi, mediat italiane kanë publikuar pjesë nga një dorëshkrim ende i pabotuar i Papa Françeskut, shkruar pak para ndarjes së tij nga jeta.

Në hyrje të një libri të kardinalit Angelo Scola, Papa shprehet: “Vdekja nuk është përfundimi, por nisja e diçkaje të re”.

Ai thekson se jeta e përjetshme është një përvojë e re, e pahasur më parë, që nis me vdekjen dhe vazhdon përtej saj.

Mesazhi i tij është i thellë dhe shpresëdhënës: për të, përjetësia nuk është fund, por një hapje drejt së panjohurës, plot dritë e paqe.