Një incident i pazakontë është regjistruar në Rusi, ku një punonjëse seksi është filmuar teksa përpiqej të shmangte arrestimin gjatë një operacioni policor.
Pamjet tregojnë momentin kur gruaja del nga dritarja e katit të parë të një bordelloje në qytetin Nizhny Novgorod, ndërsa dy oficerë policie tentojnë ta ndalojnë.
Ajo shihet duke qëndruar në pragun e dritares dhe duke u përpjekur të largohet nga duart e policëve, por në një moment humb ekuilibrin dhe përfundon e varur në ajër, disa metra mbi tokë.
Policia arrin ta mbajë dhe përpiqet ta tërheqë sërish brenda, ndërsa për disa çaste zhvillohet një përballje mes tyre, me gruan që reziston për t’i shpëtuar arrestimit.

Ngjarja është raportuar nga mediat e huaja, përfshirë “The Sun”.

