Tymi nga qindra zjarre në veri të kufirit me Kanadanë vazhdon të krijojë kushte të rrezikshme të cilësisë së ajrit në të gjithë zonën e Tri-Shtetit.
Miliona njerëz në qytetin e Nju Jorkut dhe në verilindje u përballën me ajër të tymosur gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes të martën dhe po vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe të mërkurën . Ndërsa autoritetet e të dy vendeve thonë se kjo ndotje ajri do të vazhdojë deri të dielën.
Ndërsa tymi i zjarrit nga Kanadaja përfshiu jugun, e saj në kufi me veriun e SHBA, horizonti i një “mbulese” të dendur tymi erdhi deri në qyetin e New Yorkut i cili është afro 1000 kilomtra larg nga zjarret.
Më shumë se 55 milionë njerëz në të gjithë verilindjen, dhe veri perëndimin në bregun e Atlantikut në SHBA janë nën alarmin e cilësisë së ajrit pasi tymi i zjarrit me origjinë nga Kanadaja mbulon qytetet kryesore të SHBA.
New York City u gdhi sot në tymë të dendur, sa që mezi ishte i dukshëm për pjesën më të madhe të ditës e gjithë hapsira ajrore dhe era e tymit ishte e fortë, ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje për të evituar lëvizjet e shpeshta në natyrë edhe për dy ditë.
Mbase sipas tyre tymi nga zjarret kanadeze mund të ndikojë në shëndetin e miliona njerëzve në SHBA, që kanë probleme me mushkritë.
Të nxitur nga nxehtësia rekord dhe kushtet e thata, zjarret që po djegin malet me pyje për rreth në Quebec , tashmë po prekin miliona njerëz deri në Karolinën e Veriut, thonë autoritetet amerikane.
Sidomos për këtë janë ngritur në nivelin “portokalli” edhe alarmet për cilësinë e ajrit pasi mjegulla e dendur e tymit po vështirësonte frymëmarrjen e njerëzve të sëmurë me zemër dhe frymëmarrje.
Tymi i paprecedent në historinë e këtyre dy vendeve e ktheu diellin në të kuq dhe qiellin në të verdhë-portokalli., thanë mediat amerikane.
Tymi ka ardhë si rezultat nga qindra zjarre që digjen në pyjet e Kanadas dhe vazhdon të krijojë kushte të rrezikshme të cilësisë së ajrit në qytetin e Nju Jorkut dhe zona e ashtuquajtur e Tri-Shtetshit.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një alarm të nivelit “Portokalli”për cilësinë e ajrit për qytetin e Nju Jorkut dhe pjesë të zonës Tri-State.
Të martën u tha se NYC kishte cilësinë më të keqe të ajrit në botë dhe të mërkurën në mëngjes qyteti ishte i dyti më i keqi në botë pas Delhi, Indi.
Zyrtarët shëndetësorë po u bëjnë thirrje banorëve të zonës që të kufizojnë aktivitetet në natyrë të mërkurën pasi cilësia e ajrit pritet të mbetet në nivele “të pashëndetshme” deri në “shumë të pashëndetshme” pa përmirësime deri të enjten.
Kjo do të lërë në fuqi këshillimin për cilësinë e ajrit të qytetit “për ditët e ardhshme”, tha Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave Zach Iscol. “Ne presim që kjo të jetë një ngjarje shumëditore. Kjo nuk është diçka normale.”
Në këtë pikë, shkollat e qytetit të Nju Jorkut mbeten të hapura, por studentët nuk do të bëjnë asnjë aktivitet në natyrë gjatë ditës së tyre të shkollës.
Kryebashkiaku Eric Adams e quajti alarmin për cilësinë e ajrit një “ngjarje të paprecedentë në qytetin tonë dhe njujorkezët duhet të marrin masa paraprake”.
Axhensia shtetrore e trafikut ajoror FAA tha se si shkak i këtij tymi të madh në të gjithë hapsirën ajrore, disa fluturime janë ndërprer duke sjell edhe përshtjellime me trafikun e fluturimeve brenda dhe jashtë aeroporteve Newark dhe LaGuardia për shkak të dukshmërisë së dobët.
Nga Zjarret më të fundit në afërsi të Quebec qe kanë djegur mijëra hektar Tymi nga Kanadaja ka hyrë në Shtetet e Bashkuara që nga muaji i kaluar, thanë autoritetet e të dy vendeve.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit tha se qielli i mjegullt, dukshmëria e reduktuar dhe aroma e djegies së drurit ka të ngjarë që tymi do të qëndrojë për disa ditë në shtetet veriore midis Kanadas dhe Amerikës.
“Nuk është e pazakontë që ne të marrim tym zjarri në zonën tonë. Është shumë tipike për sa i përket Kanadasë veriperëndimore,” tha Darren Austin, një meteorolog dhe specialist i lartë i cilësisë së ajrit në Departamentin e Menaxhimit të Mjedisit në Rhode Island. Por, zakonisht, tymi ka qenë shumë lartë dhe nuk ka ndikuar në shëndetin e njerëzve, tha ai.
Jay Engle, një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit me qendër në Upton, Long Island, tha se trajektorja e erës që lejoi që tymi dhe kushtet e mjegullta të shiheshin në zonën e qytetit të Nju Jorkut mund të vazhdojë edhe për ditët e ardhshme. “Sigurisht, tha ai, nxitësi kryesor i kushteve janë vetë zjarret. Nëse ato zvogëlohen, edhe mjegulla do të zvogëlohet.Tymi po krijon kushte potencialisht të rrezikshme, veçanërisht për njerëzit me probleme të frymëmarrjes.”
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së grimcave të imëta mund të ndikojë në mushkëri dhe në zemër.
Cilësia e ajrit paralajmëron “grupet e ndjeshme”, një kategori e madhe që përfshin fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të mushkërive, si astma dhe sëmundjet kronike obstruktive pulmonare, të bëjnë kujdes me daljet në natyrë.
Fëmijët, të cilët shpesh inkurajohen të dalin dhe të luajnë, “janë më të ndjeshëm ndaj tymit për një sërë arsyesh”, tha Laura Kate Bender, Zëvendës Presidentja Kombëtare e shoqatës së mushkërive për ajër të shëndetshëm. “Mushkëritë e tyre janë ende në zhvillim, ata thithin më shumë ajër për njësi të peshës trupore.”
Departamenti i Arsimit i qytetit të Nju Jorkut rekomandoi që “aktiviteti i zgjatur në natyrë të kufizohet dhe t’u kushtohet vëmendje e veçantë studentëve dhe popullatave të cenueshme të stafit”.
Qarku Westchester më i prekur nga retë e tymit nga zjarret në Kanada
Ndërkohë, qyteti më i madh i Quebekut Verior po evakuohej pasi autoritetet e kthyen vëmendjen e tyre te komunitetet në pjesët veriore dhe veriperëndimore të provincës, ku zjarrfikësit punuan për të mposhtur kërcënimet nga flakët të cilat kan dalë jashtë kontrollit.
Sipas agjencisë së parandalimit të zjarreve në pyje të provincës, janë të përfshirë më shumë se 150 zjarre pyjore të martën, duke përfshirë më shumë se 110 të konsideruara jashtë kontrollit.
Ministrja e Burimeve Natyrore të Quebec, Maté Blanchette Vézina u tha gazetarëve në Quebec City se të evakuuarit në të gjithë provincën numërojnë pak më shumë se 8,300, nga 10,000 që ishin në fillim të javës, por rajoni Abitibi mbetet një shqetësim.
Më shumë se 55 milionë njerëz në të gjithë verilindjen, perëndimin e mesëm dhe Atlantikun e mesëm në SHBA janë nën alarmin e cilësisë së ajrit pasi tymi i zjarrit me origjinë nga Kanadaja mbulon qytetet kryesore të SHBA.
Zyrtarët në Filadelfia u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetet e rënda jashtë, dhe shkollat publike në New York City dhe Washington, DC, anuluan aktivitetet në natyrë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.
Më shumë se 9 milionë hektarë janë djegur nga zjarret në Kanada deri më tani këtë vit – rreth 15 herë më shumë se zona e djegur normale për këtë pikë të vitit.