Pamje tronditëse janë publikuar nga mediat lidhur me sulmin me armë në një shkollë në provincën juglindore të Kahramanmaraş.
Në videot e shpërndara shihet momenti dramatik kur nxënës të terrorizuar hidhen nga dritaret e godinës për t’i shpëtuar të shtënave, ndërsa brenda ambienteve mbizotëron paniku.
Sipas raportimeve, bilanci i viktimave ka shkuar në katër persona, mes tyre tre nxënës dhe një mësues. Mediat bëjnë me dije se autori i dyshuar është një nxënës i klasës së tetë, i cili gjithashtu ka humbur jetën.
Kahramanmaraş Ayser Çalık Ortaokulu’nda yaşanan silahlı saldırıda öğrenciler okul camlarından atlayarak hayatta kalmaya çalıştılar.#kahramanmaraş pic.twitter.com/5SLTcwKQig
— Sol Yumruk (@Sol_Yumrukk) April 15, 2026
