Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ka goditur ditën e djeshme Filipinet, rreth orës 22:00 me orën lokale, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Epiqendra e lëkundjes ndodhej nën ujë, në perëndim të qytetit Palompon, duke rritur frikën për pasoja të rënda jo vetëm nga tronditjet, por edhe nga një cunami i mundshëm. Megjithëse alarmi për cunami nuk u dha, pamjet nga qytetet janë dramatike, me makina dhe pallate që lëvizin nga lëkundjet e forta.
Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë vrau mbi 60 persona në vend dhe shembi shtëpi, pallate dhe biznese të tjera.