
Arkeologët kanë zbuluar kufomat e dekompozuara të 227 fëmijëve në Peru, në vendin më të madh ku kryhen "sakrifica" në botë
Prej më se një viti, studiuesit kanë gërmuar në vendin e quajtur Huanchaco, një qytet turistik me plazhe, i cili ndodhet në veri të kryeqytetit Lima.
Arkeologu Feren Castillo tha se fëmijët, të cilët i përkisnin moshave nga 4-14 vjeç u flijuan në një ritual për të nderuar perënditë.
Mendohet se ata mund të jenë vrarë për të ndaluar motin e keq, i njohur në rajon si fenomeni "El Nino".
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="827331,827332,827334,827335,827336,827337,827338,827333,827342"]