Pamjet spektakolare tregojnë disa trafikantë droge që vrapojnë për t’iu larguar policisë në një resort pushimi.

Garda Civile e Mallorkës shpërndau videon e ndjekjes, e cila kishte nisur në orën 4 të mëngjesit. Autoritetet pikasën anijen duke ngarkuar hashash dhe brenda i gjetën 68 fuçi benzinë. Personat që lanë drogën u larguan pasi kuptuan se ishin pikasur nga policia, duke bërë që të niste ndjekja e tyre. 

Të dyshuarit dolën në plazh, duke tmerruar turistët që po pushonin në resortin e tyre në Mallorca. 

Zyrtarët kishin gjurmuar varkën, në të cilën ende kishte drogën, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë kapur.