Pamje të rënda janë publikuar nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një grua është goditur me grushte nga dy oficer policie.
Incidenti ndodhi pasi Latinka Hancock pati një debat të ashpër me punonjësit e restorantit. Policia u thirr në vendin e ngjarjes, ndërsa pati një bisedë me gruan, njëri nga efektivët nisi ta godiste me grushte në fytyrë atë përpara se ta arrestonte. Më pas, ajo u dërgua në spital me plagë në kokë, shkruan DailyMail.
“Ne kemi parë videon e filmuar nga një kalimtar i rastit, e cila tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, në lidhje me ngjarjen ku janë të përfshirë dy nga oficerët tanë. Ky incident është aktualisht nën hetim”, ka njoftuar policia.
Departamenti i policisë reagoi duke thënë se rasti është nën hetim.