Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë i shkallës rihter ka goditur në orën 04:17 minuta lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş, Turqi. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, duke përfshirë Şanlıurfa dhe Dijarbakır.

Sipas “CNN” deri më tani raportohet për mbi 237 viktima mbi më shumë se 600 të plagosur, ndërsa qindra qytetarë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

VIDEON E GJENI DUKE KLIKUAR KËTU

Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.