Miliona udhëtarë kinezë janë përballur me trafikut më të madh të kohërave.

Bllokimi i trafikut ka ndodhur pas përfundimit të festave tetë-ditore të Ditës Kombëtare të Hënës.

Përgjatë stacionit të madh në vend, provinca Anhui është “përmbytur” me automjete.

Pamjet e rradhëve të gjata të trafikut janë bërë tashmë virale në rrjetet sociale.

Në videot e publikuara, mund të shihen 36 korsitë në Wuzhou, ku shkëlqejnë drita të panumërta të veturave

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Sipas autoriteteve, më shumë se 120,000 automjeteve kaluan nëpër stacion gjatë ditës së fundit të celebrimeve.

Pamjet e dronit kapën dhjetëra makina që udhëtonin në korsi të shumëfishta për të arritur në kabinat e pagesës, duke formuar përfundimisht një radhë me katër korsi.

Bllokimi i madh i trafikut në stacionin e pagesës Wuzhuang u kujtoi shumë shoferëve trafikun jashtëzakonisht të lartë gjatë periudhës së Vitit të Ri Kinez.

Kjo nuk është hera e parë që incidente të tilla janë regjistruar në Kinë. Më i famshmi ndodhi në vitin 2010, kur një bllokim trafiku 12-ditor paralizoi autostradën Pekin-Tibet.