Në media dhe rrjetet sociale janë publikuar pamjet e humnerës së krijuar pas tërmetit në qytetin turk të Hatay.

Provinca dhe qyteti i Hatajit janë ndër më të prekurit nga tërmeti. Thuhet se çarja e shfaqur në shkëmb është 50 metra e gjerë, 40 metra e thellë dhe 300 metra e gjatë. Banorët janë të çuditur me këtë që ka ndodhur dhe thonë;

Nuk kemi parë në jetë diçka të tillë.

Kujtojmë se kanë kaluar shtatë ditë nga tërmeti i parë në Turqi dhe Siri dhe numri i të vdekurve ka kaluar mbi 33 mijë. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.