Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku një mësuese 44-vjeçare është arrestuar pas publikimit të një videoje që tregon dhunën që ajo ushtronte ndaj djalit të saj 12-vjeçar.

Në videon e shpërndarë në rrjet, mësuesja, Randi Nicole Jackson Staples, e cila kishte marrë çmimin “Mësuesja e Vitit” në Alabama, shihet duke goditur djalin e saj me rrip mbi 20 herë dhe më pas e kap atë për flokësh, duke e hedhur në tokë.

Ky incident i shokoi shumë njerëz, ndërsa videoja u postua nga djali i saj 24-vjeçar, i cili shpjegoi se për shumë vite kishte jetuar me dhunën e vazhdueshme të nënës së tij.

Ai theksoi se kjo sjellje ishte e pranishme gjatë gjithë fëmijërisë së tij dhe shprehu indinjatën e tij për veprimet e nënës.

Pas shfaqjes së videos, mësuesja u arrestua dhe u akuzua për abuzim të qëllimshëm të një fëmije të mitur. Po ashtu, zyrtarët e Akademisë së Krishterë Cottage Hill, ku ajo punonte, e pushuan menjëherë nga puna, duke e cilësuar sjelljen e saj si të papranueshme dhe të jashtëligjshme.

Sherifi i Qarkut Mobile, i cili ka komentuar mbi rastin, shprehu tërësisht shqetësimin për dhunën e ushtruar, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm dhe të dënueshëm. Ai theksoi se disiplinimi i fëmijëve duhet të ishte përmes metodave të pranueshme, dhe kjo sjellje i kaloi të gjitha kufijtë.