Policia britanike ka qëlluar për vdekje autori ne sulmit terrorist të ndodhur sot në një sinagogë hebraike, në Mançester.
Autori, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, u qëllua për vdekje nga oficerë të armatosur, kurse dy persona të tjerë janë arrestuar. Autori u shfaq i veshur me jelek antiplumb dhe me bomba në trup.
Pamjet tregonin policinë duke paralajmëruar publikun, me një fotografi që tregon një burrë me sende rreth belit dhe më pas,e godet për vdekje pasi ai nuk pranon dorëzimin.
Policia thotë se një numër i madh njerëzish po luteshin në sinagogën e Heaton Park, pasi sot është Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin hebraik. Një dëshmitar i tha BBC-së se policia i dha të dyshuarit disa paralajmërime, por ai nuk dëgjoi kështu që ata hapën zjarr.
Nga sulmi, dy persona vdiqën pasi u goditën me thikë, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë.