Pavarësisht rezistencës së hekurt që kanë treguar, ushtria ukrainase ka pësuar humbje të mëdha në lufta, teksa disa ushtarë janë zënë dhe rob nga rusët.

Pikërisht për ta është ngritur një shqetësim i madhe nga autoritetet, pasi rusët i vrasin pas torturave të shumta. Një video e publikuar nga “The Times” i ka përforcuar më shumë këto akuza, teksa nga pamjet shihet se si 9 ushtarë vriten pa mëshirë.

Një grup prej 9 ushtarësh ukrainas të burgosur, kalojnë në rresht për një në një zonë të hapur. Më pas, dy ushtarë rusë me armë, afrohen dhe qëllojnë breshëri plumbash ndaj tyre. Dëshmitarët kanë thënë se nuk i kanë parë më të burgosurit.

Pas publikimit të pamjeve, New York Times tha se hetimi i saj zbuloi provat më të qarta ende se forcat ruse e vranë qëllimisht grupin, duke i implikuar drejtpërdrejt këto forca në një krim të mundshëm lufte.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan parashutistët rusë, të cilët kishin patrulluar zonën, duke kryer kontrolle shtëpi më shtëpi dhe duke operuar brenda dhe jashtë rrugës Yablonska 144, një ndërtesë zyre katërkatëshe që trupat pushtuese e kishin kthyer në një bazë dhe spital fushor.