Një ngjarje e rëndë u shënua dje pasdite në Phoenix Road në Londrën veriore, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa personave në një kishë ku po zhvillohej një ceremoni mortore.
Sipas mediave të huaja, 6 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një vajzë 7 vjeçe e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Teksa po zhvillohej ceremonia mortore për vdekjen e një 20-vjeçare dhe nënës së saj nga kanceri, një person u afrua me makinë pranë kishës.
Dyshohet se ky ishte një atentat i mirëorganizuar dhe se shënjestër ishte një prej personave të pranishëm, por nuk është dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me këtë pistë hetimi.
Daily Mail ka publikuar një video pak pas ngjarjes, teksa shihen njerëzit të panikosur brenda kishës.