Një përleshje e egër ka ndodhur brenda një restoranti Whataburger në San Antonio, Texas, pas një ngatërrese në porosinë e ushqimit, duke shkaktuar arrestimin e shtatë personave.
Incidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të dielën e kaluar, kur një pjesë e porosisë me mish viçi së një tavoline tjetër iu dorëzua gabimisht një grupi të rinjsh, gjë që shkaktoi një konflikt mes dy grupeve dhe u përshkallëzua në një sulm fizik.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentet e përleshjes, ku individë godisnin dhe shkelmonin njëri-tjetrin, ndërsa pasojat e ngjarjes ishin gjak në dysheme dhe mbi kabinat e restorantit.
Policia arrestoi shtatë persona, mes tyre Andres Garcia Cardenas, Tyrone Tolliver, Miguel Torres, Meili Torres, Andrew Lopez, Deontae Tolliver dhe Veronica Valdez, të cilët akuzohen për sulm që shkaktoi lëndime trupore. Në incident ishin përfshirë edhe disa të rinj të tjerë.
Nëna e njërit prej të rinjve të përfshirë, Rebecca Noel, publikoi një video dhe një postim në Facebook ku shprehu zhgënjimin e saj, duke thënë se stafi i restorantit nuk pranoi gabimin dhe iu tha klientëve të tjerë se ushqimi u takonte atyre, çka çoi në përleshje.
Policia po vazhdon hetimet dhe deri tani nuk raportohet për lëndime serioze. As restoranti, as policia dhe as vetë Rebecca Noel nuk kanë dhënë komente zyrtare për rastin./NewYorkPost.


