Tragjedia e Koçanit la dhimbje të madhe pas për familjarët e 59 viktimave, por edhe për të gjithë të prekurit. Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, ashtu si dhe identifikimi i viktimave, familjarët po përgatiten për ceremonitë mortore.
Në mediat e huaja, janë publikuar pamjet e trishta, ku duken buldozerë dhe punonjës të komunës që po hapin gropa të reja në varrezat e qytetit të Koçanit në Maqedoni të Veriut pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të 59 personave të zënë në kurth nga flakët në një klub nate.
Incidenti ka shkatërruar shpirtërisht qytezën e vogël me 25 mijë banorë, 50 milje larg kryeqytetit të Shkupit,