Pamje dramatike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në qytetin e Lavrionit, ku ballkoni i një ndërtese me dy kate u shemb papritur duke rënë në rrugë dhe shkaktuar panik mes kalimtarëve.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00 të së martës, kur një copë e parapetit ra mbi ballkon. Për shkak të peshës së saj, struktura u shemb krejtësisht dhe rrëzoi gjithçka në rrugën përposhtë.

Në video duket qartë momenti kur ballkoni përmbyset dhe bie pranë një gruaje që po kalonte në atë moment. Fatmirësisht, ajo shpëtoi për mrekulli pa lëndime, duke shmangur grumbujt e betonit dhe rrënojat që përfunduan në tokë.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e ndërtesave në zonë dhe po hetohet nga autoritetet lokale.