Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Mianmarin qendror, duke shkaktuar lëkundje të forta që janë ndjerë edhe në Tajlandë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të qytetit Sagaing, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, tërmeti ka shkaktuar shembjen e një qiellgërvishtësi 30-katësh në ndërtim e sipër pranë Parkut Chatuchak, duke bllokuar të paktën 43 punëtorë. Deri më tani, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe po vazhdojnë operacionet e shpëtimit.
Në Mianmar, qyteti Mandalay ka pësuar dëme të mëdha, përfshirë shembjen e një ure historike në rajonin Sagaing. Rrugët janë çarë, ndërtesat janë dëmtuar dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar të bllokuarit. Ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave.
Një tërmet i dytë me magnitudë 6.4 ballë ka ndodhur 12 minuta më vonë, duke shkaktuar frikë për lëkundje të mëtejshme. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e ndërtesave të larta në Bangkok dhe pezullimin e fluturimeve në disa aeroporte për vlerësimin e dëmeve.
Earthquake sum up 3pm (Mynamar/Thailand)
— Florian Witulski (@vaitor) March 28, 2025
– 7.7 quake hit near Mandalay/Myanmar
– Hundreds of homes collapsed (various Myanmar cities)
– Strong shocks in Thailand + multiple building collapse in Bangkok
– USGS predicts thousands of people dead
(Bangkok clips from social media:) pic.twitter.com/kJodTn6BIg