Lufta në Ukrainë po përshkallëzohet sërish, me sulme ajrore dhe me dronë që kanë goditur disa qytete kryesore gjatë 24 orëve të fundit. Sulmet kanë pasur në shënjestër zona civile dhe objekte strategjike, duke shkaktuar viktima, shkatërrime dhe tension të shtuar në rajon.

Një sulm me dron rus goditi qytetin qendror të Ukrainës, Kharkiv, paraditen e së martës, duke shënjestruar Universitetin Kombëtar Farmaceutik. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur një dron kamikaz bie mbi ndërtesë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha, ndërsa kalimtarët vraponin për të shpëtuar.

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, konfirmoi kryebashkiaku Ihor Terekhov, ndërsa guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov, e dënoi ashpër sulmin:

“Ky ishte një sulm në mes të ditës, në qendër të qytetit. Goditja ishte ndaj një objekti civil, pa asnjë lidhje me ushtrinë apo industrinë e mbrojtjes.”