Një video tronditëse ka kapur momentin kur një avion i vogël është rrëzuar dhe është përplasur me një makinë në autostradën I-95 në Cocoa, Florida, duke shkaktuar lëndime të lehta tek shoferi i makinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:45 të pasdites të hënën, kur aeroplani, gjatë një përpjekjeje për ulje emergjente, përplasi një Toyota Camry të vitit 2023 në korsinë jugore të autostradës.
Pamjet filmike, të kapura nga kamera e makinës që ndodhej pas Camry-t, tregojnë aeroplanin që bie nga qielli dhe përplaset me makinën, duke shkaktuar shkëndija dhe një përplasje të fortë. Avioni duket se ka goditur makinën nga mbrapa, më pas ka kërceu sipër saj, duke u rrëzuar pak në të majtë të saj, me një shpërthim zhurme të madhe.
Drejtuesja e Toyota Camry-t, një grua 57-vjeçare, u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por mrekullisht ajo nuk pësoi lëndime të rënda dhe iu dha ndihma e nevojshme. Nga ana tjetër, piloti dhe pasagjeri i tij, të dy 27 vjeç, nuk pësuan asnjë lëndim dhe mbetën në vendngjarje pas përplasjes.
Një dëshmitar i ngjarjes, rrëfeu për mediat se momenti ishte shokues. Ai tha se “pashë një aeroplan që po binte nga qielli dhe mendova se mund të ulej anash, por ai ra pikërisht mbi makinën tjetër.” Djali i tij, Peter, ishte gjithashtu dëshmitar i incidentit dhe kujtoi se për disa sekonda aeroplani ishte shumë afër makinës së tij, por fatmirësisht ai nuk e goditi dhe kaloi sipër tyre.
Foto të pasojave të aksidentit tregojnë dëme të dukshme tek makinat dhe aeroplani. Bagazhi i Camry-t ishte i shtypur dhe aeroplani kishte të thyera pjesën e para dhe humbjen e një rrotë.

