Ushtria ruse ka sulmuar mëngjesin e kësaj të premte centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, që është më i madhi në Evropë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga ky shpërthim që ka frikësuar të gjithë.

Siç është raportuar më herët, një zjarr ka shpërthyer pranë një prej gjashtë reaktorëve bërthamorë në centralin Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.

Nga ana tjetër, Rregullatori i Ukrainës i tha IAEA-s se nuk ka pasur ndryshime të raportuara në nivelet e rrezatimit në vendin e centralit, ka postuar në “Twitter” agjencia bërthamore.

Zaporizhzhia thuhet se kontribuon rreth një të katërtën e fuqisë së Ukrainës dhe është më i madhi në Evropë.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

“Centrali më i madh bërthamor në Evropë është në zjarr tani”, ka thënë Volodymyr Zelensky në një video të postuar në “Twitter”.