Momente tensioni që shtohen dita ditës në Afganistan duke e kthyer në një situatë makthi. Ardhja e talebanëve në pushtet ka çakorduar të gjithë vendin.
Talebanët masakruan nëntë burra pasi morën nën kontroll provincën Ghazni, ndërsa dëshmitarët okularë tregonin detaje tronditëse të vrasjeve.
6 prej tyre u qëlluan ndërsa tre të tjerë u torturuan për vdekje, ndërsa një gjeneral që qëndroi kundër tyre u ekzekutua me gjakftohtësi nga talebanët.
Së fundmi mediat kanë zbuluar pamjet tronditëse që po qarkullojnë, ndërsa shfaqet gjenerali Haji Mullah Achakzai, i gjunjëzuar dhe me sy të lidhur.
Video është regjistruar vetëm pak minuta para ekzekutimit të pa mëshirshëm.
Gjeneral Achakzai, në të 60-at e tij të hershëm, ishte një armik i njohur i talebanëve.