Një tragjedi ajrore ka tronditur Filadelfian këtë fundjavë, kur një avion mjekësor që po transportonte një vajzë të sëmurë dhe pesë persona të tjerë është rrëzuar në një zonë të banuar. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e tmerrshëm të rrëzimit, ku avioni shpërtheu në flakë pas disa sekondash nga ngritja.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, më 31 janar 2025, pranë kryqëzimit të bulevardit Roosevelt dhe Cottman Avenue në Filadelfia. Avioni, i cili po transportonte një paciente 12-vjeçare, nënën e saj dhe katër persona të tjerë në ekuipazh, ka rënë menjëherë pas ngritjes. Raportohet se shumë banesa në zonë morën flakë pas shpërthimit të avionit.

Në momentin e rrëzimit, disa persona që ndodheshin në rrugë janë plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim. Viktimat e para që janë konfirmuar deri tani janë pacientja 12-vjeçare dhe disa të tjerë të ekuipazhit. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar numrin e plotë të viktimave dhe shkakun e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë në komunitetin e Filadelfias, dhe shumë njerëz janë shprehur solidaritetin për viktimat dhe të plagosurit. Hetimet për këtë tragjedi janë duke vazhduar.