Pushuesit në një resort luksoz në Las Vegaz kanë mbetur të shokuar, pasi disa vajza u përfshinë një sherr brutal mes tyre.

Sherri, i kapur nga kamerat, ndodhi pak metra larg tavolinave të pokerit ku të ftuarit po luanin në Encore prej 500 dollarësh në natë, në Wynn në bulevardin e Las Vegas.

Në pamje duket një grua me pantallona të shkurtra xhinse që godet me shkelm një grua tjetër, e cila shihet e veshur vetëm me tanga në pjesën e poshtme të trupit.  Një grua e tretë më pas hyn në përleshje, duke u hedhur mbi gruan e veshur me tanga përpara se një kalimtar ta tërhiqte, duke bërtitur “zonja!”

Një burrë përpiqet të hyjë mes tyre për t’i ndaluar, por vajzat kapin njëra-tjetrën prej flokësh dhe shtrihen në dyshemenë e hotelit duke shkelmuar. Gjithçka merr fund pasi rojet e sigurisë ndërhyjnë duke i ndarë vajzat dhe duke i larguar që aty. Nuk dihet cili ishte shkaku i këtij sherri brutal mes tyre.