Një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka goditur shtetin indian Uttar Pradesh, duke shkaktuar mbi 100 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas autoriteteve të shpëtimit, moti ekstrem ka lënë pas pasoja të mëdha në zonat e prekura, ku janë dëmtuar dhjetëra banesa dhe janë vrarë edhe shumë kafshë.
Bilanci paraprak flet për më shumë se 100 persona të vdekur, 59 të plagosur, 87 shtëpi të dëmtuara dhe 114 kafshë të ngordhura si pasojë e stuhisë.
Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë pemë të rrëzuara, tabela reklamash të shkulura nga era dhe automjete të dëmtuara nga moti i keq.
Sipas zyrtarëve lokalë, një pjesë e viktimave humbën jetën pasi u goditën nga pemët që u rrëzuan ose nga shembja e mureve dhe strukturave të dëmtuara nga era e fortë.
Kryeministri i shtetit, Yogi Adityanath, ka urdhëruar institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për ndihmën ndaj familjeve të prekura dhe shpërndarjen e kompensimeve financiare brenda 24 orëve.
Stuhitë e forta janë të zakonshme në veri të Indisë gjatë muajve të nxehtë para sezonit të musoneve, por autoritetet thanë se intensiteti i kësaj stuhie ishte ndër më të rëndët e viteve të fundit.
#India 🇮🇳 🚨
— طقس_العالم ⚡️ (@Arab_Storms) May 14, 2026
At least 89 people were killed after severe storms, heavy rain, hail, and lightning struck Uttar Pradesh on Wednesday, officials said.
The storms also injured dozens, damaged homes, and killed livestock. Many deaths were caused by falling trees and collapsing walls. pic.twitter.com/ZaRHwYYiJq
